Rrezikon edhe jetën! Ja çfarë bën Tom Cruise në xhirimet e filmit të ri

Rrezikon edhe jetën! Ja çfarë bën Tom Cruise në xhirimet e filmit të ri

19:59, 29/11/2021
A+ Aa A-

Tom Cruise është një nga aktorët, i cili rrezikon më së shumti për rolet e tij.

Ai nuk para i thotë jo sfidave e kësaj here aktori është parë si asnjëherë më parë.

Tom Cruise është parë duke xhiruar skenat e reja të filmit të radhës “Mission Impossible”, i varur kokë poshtë në krahun e një avioni luftarak.

Aktori 59-vjeçar është fotografuar në Cambridge duke realizuar një nga skenat më të rrezikshme ndonjëherë, në një lartësi rreth 600 metra.

Kujtojmë se për këtë film, aktori po merret me sporte ekstreme.
Ai është hedhur plot 4 herë me parashutë, në mënyrë që regjisori Christopher McQuarrie të kapte skenën perfekte.

Ndërsa më përpara ai  u fotografua duke ndihmuar një kameraman që po binte nga një tren që po lëvizte me shpejtësi, në xhirimet e filmit “Mission Impossible 7”.

Në skenat që po xhirohen në Angli, së bashku me Tom Cruise është edhe e dashura e tij, aktorja 39-vjeçare Hayley Atëell.

Edhe ajo ishte pjesë e skenave të rrezikshme, duke vrapuar mbi një lokomotivë që ecte me shpejtësi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco