Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

'Nuk kemi të ndalur' Kida rikthehet në studio për realizimin e projekteve të reja

'Nuk kemi të ndalur' Kida rikthehet në studio për realizimin e projekteve të reja

17:40, 29/11/2021
A+ Aa A-

Kida mbetet një prej artisteve më të suksesshme dhe më të njohura shqiptare.

Këngëtarja e njohur edhe gjatë kësaj periudhe ka qenë mjaft e angazhuar me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore, kryesisht në Diasporë.

Por, përveç kësaj, Kida ka gjetur kohë që të rikthehet në studio për të realizuar këngë të reja.

Këtë e ka treguar në disa postime që ka hedhur në InstaStory, që ka lënë të kuptohet se është gati për projekte të reja muzikor.

Edhe këtë herë ajo ka vazhduar bashkëpunimin me producentin Mixey, i cili është parë bashkë me të në studio.

"Për Zotin nuk kemi të ndalur”, ka shkruar Kida në njërin nga postimet.

Ndërsa, kujtojmë që aktualisht, Orhidea Latifi, po shijon suksesin e projekte të fundit “Ike, që deri tani ka grumbulluar mbi tre milionë klikime në kanalin YouTube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco