Albumi i Adele, më i shituri në Angli dhe Amerikë

Albumi i Adele, më i shituri në Angli dhe Amerikë

15:37, 29/11/2021
A+ Aa A-

Albumi me titullin “30” i këngëtares britanike është albumi më shpejt i shitur për vitin 2021. Adele e publikojë albumin në 19 nëntor. Sipas “CNN” ajo ka shitur deri tani 660,000 kopje në tregun amerikan, ndërsa në javën e parë të lançimit 261,000 kopje vetëm në Mbretërinë e Bashkuar. 

 

Kënga më e njohur e albumit “Easy on Me” mban vendin e parë në renditje prej 3 javësh në billbordet britanike.

Adele është këngëtarja e vetme femër që ka pasur 4 albume të suksesshme radhazi. 

 

Albumi i shitur më shpejt i këngëtares nuk është ky aktuali, por ai i publikuar në vitin 2015. 

Ajo shiti 800,000 kopje në Mbretërinë e Bashkuar dhe 3.3 milion në SHBA.

 

Albumi pritet të mbajë vendin e parë në renditjet amerikane pas publikimit të këngëve. Ndërsa kënga “Easy on Me” mban vendin e parë si më e dëgjuara në SHBA. 

Albumi është mirëpritur nga mbarë kritika botërore. 

 

Adele deklaroi që albumin e krijoi që ti shpjegonte situatën e divorcit djalit të saj dhe që ishte afër zemrës së saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco