Kërkoi të rikthehen, Kim Kardashian i pret shpresat Kanye West

Kërkoi të rikthehen, Kim Kardashian i pret shpresat Kanye West

15:07, 29/11/2021
A+ Aa A-

Kim Kardashian nuk i ka dhënë shpresa Kanye West për t’u rikthyer sërish bashkë. 

Kohët e fundit, reperi 44-vjeçar është shprehur se dëshiron të rregullojnë marrëdhënien e tyre. 

 

Por burimet pranë yllit televiziv kanë thënë se vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për divorc që bëri në shkurt.

“Mos u gaboni. Kim nuk do të kthehet më me Kanye-n. Kim nuk i ka dhënë atij asnjë shenjë që dëshiron të rikthehet.”, tha një burim për HollywoodLife. 

 

Në fakt, Kim duket mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, Pete Davidson.

Reperi foli për një rikthim të mundshëm me e Keeping Up With the Kardashians teksa vizitoi për të pastrehët në një qendër në Los Anxhelos javën e kaluar. 

 

Ai postoi së fundmi dhe një foto me Kim duke u puthur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco