Leonora Jakupi vlerësohet për kontributin e saj në muzikë

Leonora Jakupi vlerësohet për kontributin e saj në muzikë

14:44, 29/11/2021
A+ Aa A-

Përveçse një ndër këngëtaret më të mira, Leonora Jakupi vlerësohet si një ndër gratë më joshëse të estradës. 

Njihet për hitet e shumta muzikore megjithëse kohët e fundit ka bërë një pauzë nga muzika. 

 

Së fundmi, ajo është vlerësuar nga diaspora për kontributin e saj në muzikë me një certifikatë mirënjohje.

Lajmin e ka ndarë vetë këngëtarja me ndjekësit e saj në “Instagram”. 

 

“Nder i mërgatës shqiptare” iu dhurua nga shoqata “Nënë Tereza”, në Namur të Belgjikës. “Ka krijuar individualitetin e saj duke pasuruar fondin muzikor kombëtar. Si një artiste e kompletuar që është dhe simbol i hijeshisë dhe bukurisë dardane”, thuhet në certifikatë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco