Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Kushtuar heroinave shqiptare, Tayna sjell surprizën në Ditën e Pavarësisë

Kushtuar heroinave shqiptare, Tayna sjell surprizën në Ditën e Pavarësisë

09:38, 29/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja e njohur Tayna lajmëroi fansat pak kohë më parë se ishte duke u përgatitur për albumin e saj të parë.

“Kemi kohë që jemi tu punuar edhe e di që e kam paralajmëruar qe disa muaj, por shumë shpejt kam me i lansuar disa këngë prej tij edhe do të kuptoni më shumë rreth tij”, ka thënë Tayna pak kohë më parë e pyetur nga fansat.

 

Pritja duket se nuk do të jetë e gjatë pasi reperja ka publikuar intro-n e albumit ditën e djeshme, si një surprizë e bukur me rastin e përvjetorit të Pavarësisë.

Albumi titullohet “Heroinat” dhe është një dedikim për gjithë heroinat dhe gratë që kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare. Në video, Tayna dëgjohet të përmendë Mbretëreshën Teuta, Majlinda Kelmendin, Shote Galicën, Marigonën, Nexhmije Pagarushën, Elena Gjikën etj.

 

Këngëtarja gjithashtu la të kuptohej pak kohë më parë se është duke sjellë edhe një tjetër surprizë që është as më shumë e as më pak, por një tjetër bashkëpunim me Ledri Vulën. Kënga e tyre e parë “A je” rezultoi një sukses i vërtetë dhe numëron mbi 40 milionë shikime në “YouTube”.

Teksa shkëmbënin komente me njëri-tjetrin në një postim të Taynas ajo i është drejtuar Ledrit: “A je hala?”- duke na lënë të kuptojmë se një bashkëpunim tjetër mund të ndodhë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco