VIDEO/ Gazetari australian i kërkom falje publikisht Adelës që nuk e dëgjoi albumin e saj

VIDEO/ Gazetari australian i kërkom falje publikisht Adelës që nuk e dëgjoi albumin e saj

17:15, 28/11/2021
A+ Aa A-

Prezantuesi i njohur australian, Matt Doran, i ka kërkuar falje publike këngëtares britanike Adele, pasi u turpërua pak ditë më parë kur pranoi se nuk e dëgjoi albumin e saj të ri.

Këtë njohje Doran ia ka dërguar këngëtares gjatë intervistës që ka bërë me të.

 Adele ishte dukshëm e zhgënjyer, kështu që drejtuesi mori një pezullim dy-javor nga shtëpia mediatike ku punon.

Kur u kthye në punë, i është dashur t'i kërkonte falje publike këngëtares.

“Kjo është një histori që ka sjellë tallje nga e gjithë bota, por të jem i sinqertë, e meritoj”, filloi prezantimin e tij Matt, duke shtuar:

Kam bërë një gabim të madh. Intervista e Adelës ishte një privilegj në karrierën time. 

Unë supozova se nuk duhet ta dëgjoja albumin para intervistës, sepse ai duhej të transmetohej para se të dilte albumi. 

Nuk isha plotësisht i vetëdijshëm se kisha marrë një pasqyrë të albumit të saj me e-mail. 

Më ka munguar e-maili më i rëndësishëm në jetën time”, ka pranuar prezantuesi.

Gjatë intervistës kontroverse, Adele dyshohet se e pyeti prezantuesin nëse e kishte dëgjuar albumin e saj dhe përgjigja e tij negative e zemëroi atë. 

Megjithatë, Matt mohon pretendimet e disa mediave se këngëtarja është larguar nga intervista.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco