Njoftimi i rëndësishëm në Big Brother Vip: Ndalohet lëvizja e...

Njoftimi i rëndësishëm në Big Brother Vip: Ndalohet lëvizja e...

16:12, 28/11/2021
A+ Aa A-

Big Brother Vip ka dhënë një njoftim të rëndësishëm. Në një postim në “facebook”, BBV njofton se do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi, teksa njofton se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve.

“Big Brother” ju lajmëron se duke filluar që nga ora 13:00 e ditës së sotme do të ndalohet lëvizja e çdo mjeti fluturues (dron) mbi shtëpi.

Gjithashtu informojmë se në shtëpi janë instaluar pajisjet e specializuara që do të ndalojnë fluturimin e këtyre mjeteve. ”thuhet në postim.

Ky vendim nga BBV vjen pas disa surprizave që i janë bërë banorëve me dron.

Einxhel, Sabiani, Donaldi, Sara dhe DJ Pm, Fifi janë disa nga banorët që janë surprizuar nga fansat me dron.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco