Bryan Adams, këngëtari i famshëm ka rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe lajmin e ka bërë të ditur vetë ai.
Ai shihet teksa po bën testin në një dhomë dhe nëpërmjet një postimi në Instagram shkruan:
“Sapo arrita në Milano dhe dola pozitiv për herë të dytë brenda një muaji, për COVID-19”, ka shkruar Adams, duke falënderuar me këtë rast fansat për mbështetjen që i kanë ofruar.
Kujtojmë se para tre javësh, Bryan rezultoi gjithashtu me Covid-19, ndërsa një përfaqësues i tij tha për “Billboard” se këngëtari ishte i vaksinuar dhe nuk pati simptoma të rënda të Covid-it.
© SYRI.net