Lajmi i fundit

LIVE/ Grupi i dialogut në komisionin e ligjeve, deklaratë për mediat

Moderatorja revoltohet ndaj portaleve dhe ka lidhje me Mevlanin: Po bëhet e lodhshme kjo situatë

Moderatorja revoltohet ndaj portaleve dhe ka lidhje me Mevlanin: Po bëhet e lodhshme kjo situatë

10:24, 28/11/2021
A+ Aa A-

Ester Bylyku moderatorja e emisionit “Glamour Zone” në u shpreh e revoltuar ndaj mediave, të cilat shkruajne se ajo është në një lidhje me Mevlan Shabën, këngëtarin dhe ish-konkurrentin e ‘Për’puthen’.

Thashethemet kanë filluar që pas intervistës që zhvilloi Mevlani në emisionin e Ester.

Ata janë takuar disa herë pas kësaj interviste duke e shfaqur publikisht me video dhe story, e mesa duket miqësia që ata kanë ruajtur, përtej marrëdhënies profesionale, ka nxitur lajmet e rreme.

'Po bëhet e lodhshme kjo situatë nga ana e portaleve!! E kam shpejguar disa herë që nuk jam e lidhur me askënd dhe aq më pak e dashuruar! Mjaft me FAKE NEWS',- shkroi Ester në ‘InstaStory’.

Herën e fundit ata ishin bashkë në premierën e filmit “Shkëmbimi” nga Drilon Hoxha, në praninë edhe të miqve të tjerë.

Nga ana tjetër Mevlani nuk ka reaguar ndaj këtyre lajmeve dhe zakonisht nuk shfaq asnjë lloj reagimi ndaj portaleve përveçse kur pyetet nëpër intervista, në të cilat ka thënë se është single.

Kujtojmë se Mevlani u pyet nga Esteri për akuzat nga Ledjana, e cila tha po te emisioni i saj se, asnjë dhuratë nuk ja kishte blerë me lekët e tij, por me klering.

'Ajo më njeh mirë dhe ma njeh shumë mirë zemrën. Vetë ka qenë prezente, kur i kam blerë gjëra para saj. E kam bërë këtë, sepse e meritonte dhe doja ta bëja të ndiheshe mirë.

Tani normalisht ka pasur raste,kur kemi qenë në program dhe shkonim për të blerë diçka, vetë pronarët na i ofronin pa lekë se na njihnin, po jo se shkoja me tendencë për mos ta futur dorën në xhep',- tregoi ai.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco