Debat i fortë midis Efit dhe Bashkimit: Nuk të duroj dot kur flet

Debat i fortë midis Efit dhe Bashkimit: Nuk të duroj dot kur flet

10:43, 27/11/2021
A+ Aa A-

Ditën e djehsme në puntatën e 'Për’puthen' Bashkimi dhe Alvisa patën një bisedim në studio dhe kjo normalisht hapi diskutime dhe te konkurrentët e tjerë.

Alvisa i tha Bashkimit se Efin nuk e ka frikë aspak dhe se e shihte atë si një kuriozitet të Bashkimit, aspak më shumë dhe Bashkimi ja pohoi.

Efi pas bisedimit të tyre dha mendimin e saj:

“Me ç’po kuptoj Bashkimi paska dashur një x-pëlqim nëse nuk do kthehej Alvisa. Më përdori në thonjëza mua. Këta të dy e kanë mbyllyr ciklin e tyre, nuk e kuptoj pse nuk deklarohen dhe përmendin kot persona të tretë si mua në këtë rast. Unë nuk jam këtu për të shuar kuriozitete, ti ke pëlqim të fortë për atë vajzë dhe ajo për ty, se kuptoj për çfarë përfshihem dhe nuk kam dëshirë fare ta dëgjoj emrin tim. Aq më tepër që e the me zë të lartë diçka që nuk ishte e vërtetë që nuk ke pëlqim për mua dhe unë e paskam marr për keq faktin që ti më je sjellë me mirësjellje. Kuriozitetin nuk e dua, nuk e dua asgjë.”,- tha Efi

“Ndryshe nga disa persona këtu unë përpiqem ta kuptoj se si gjendet personi përballë meje. Nuk e ka kuptu se si jam emocionalisht, shpirtërisht, nuk e ke kuptuar pozitën time. E gjitha kjo e Efit ka ndodhur pas hyrjes së Alvisës se Efi e kuptoi kur unë e refuzova. Ti e ke me Alvisën. Nëse nuk do të jesh e treta unë të kuptoj.”,-Bashkimi

“Këtë fjalë mos ma thuaj më se ma jep këtu (në kokë). Ke pëlqim për një person, si mund ta pëlqej unë këtë më? Thjesht erdha nga jashtë kisha pëlqim për Bashkimin, por të gjitha këto veprimet kaq ishte,-Efi.

Thjesht thuaj që e sheh Alvisën si konkurrente të fortë.,- Bashkim.

Shih si i transformon gjërat, ej a e di si ma jep mu në kokë. Nuk të duroj dot fare.,-Efi.

Ti ke pas pëlqim, jam i vetmi mashkull që të ka refuzuar aty e ke ti,-Bashkim.

Uaaa shi vazhdon. Sa të pëlqen vetja,- Efi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco