Bora Zemani dhe Romeo Veshaj kapen ‘MAT’ në kryeqytet!

Bora Zemani dhe Romeo Veshaj kapen ‘MAT’ në kryeqytet!

09:22, 26/11/2021
A+ Aa A-

Para hyrjes së Donaldit brenda në shtëpinë më të famshme, kuptuam se të afërmit e tyre ishin ndarë në #TeamBora dhe #TeamDonaldi.

Kjo pasi Semi zbuloi se ajo dhe Donaldi nuk takoheshin jashtë pasi pas ndarjes së çiftit ajo qëndroi me Borën duke qenë se janë shoqe prej 15 vitesh.

 

E duke qenë se tashmë gjërat janë “sheshuar” dhe Donaldi me Semin janë shumë të afërt në shtëpi, pse jo Bora dhe Romeo, ish-kunati, mos flasin?!

Burime për ‘afterparty.al’ iu zbulojnë se këtë të enjte Bora Zemani dhe Romeo Veshaj janë parë në praninë e njëri-tjetrit në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, në zonën e “ish-Bllokut”.

 

Burimet tregojnë se dyshja ishin mjaft të qeshur dhe tashmë ata flasin me njëri-tjetrin edhe nuk mbajnë mëri për të shkuarën. Të paktën mezi presin takimin me Donaldin.

Pyetja që na lind është: “Ç’po kurdisin?!” Një projekt televiziv?! Apo surprizë për Donaldin?! Jemi jë pritje!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco