1 vit pa Maradonën! Argjentina kujton yllin e futbollit, mjekët vazhdojnë përballjen me akuzat

1 vit pa Maradonën! Argjentina kujton yllin e futbollit, mjekët vazhdojnë përballjen me akuzat

21:10, 25/11/2021
A+ Aa A-

Argjentina shënoi sot 1-vjetorin e vdekjes së legjendës së futbollit Diego Maradona me ceremoni, homazhe, murale me mbishkrime dhe mesazhe emocionale në mediat sociale.

Maradona vdiq nga një atak në zemër në moshën 60-vjeçare pasi kishte kryer një operacion në tru dy javë më parë.

 

Shtatë profesionistë shëndetësorë që kujdeseshin për yllin po përballen me akuza penale pasi një raport mjekësor tha se Maradona nuk kishte marrë trajtimin e duhur.

“Bota ka qenë më e tmerrshme për një vit sepse ti nuk je këtu. Drejtësi është ajo që kërkoi”, shkroi në “Instagram” vajza e madhe e Maradonës, Dalma.

 

Djali më i vogël i Maradonës, 8-vjeçari Diego Fernando, vizitoi varrin e babait të tij në varrezat private Jardín de Bella Vista.

“Erdha që Dieguito të përshëndetej me babanë e tij”, u tha gazetarëve nëna e tij Veronica Ojeda.

Image

Një nga vëllezërit e Maradonës, Raul Alfredo, vizitoi gjithashtu varrin e fituesit të Kupës së Botës, i cili luajti për Argentinos Juniors, Boca Juniors, Barcelona, ​​Napoli, Sevilla dhe Newell’s Old Boys.

Katër motrat e Maradonës morën pjesë në një meshë fetare.

 

Kombëtarja e Argjentinës e ka shënuar këtë rast edhe në rrjetet sociale me mesazhin:
“U bë një vit nga ikja jote. Nuk do të të harrojmë kurrë”.

 

Shoqata e futbollit të vendit tha se raundi tjetër i kampionatit vendas do të zhvillohet pasi lojtarët së bashku të formojnë numrin 10 në fushë përpara çdo ndeshje.

Tifozët gjithashtu u mblodhën për homazhe në vendet kushtuar të madhit argjentinas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco