Befason Tayna/ Nga rep në këngë patriotike?

Befason Tayna/ Nga rep në këngë patriotike?

18:19, 25/11/2021
A+ Aa A-

Tayna është një nga artistet femra më të suksesshme të muzikës shqiptare.

Këngëtaren e kemi parë teksa interpreton këngë dashurie dhe ‘disse’, por nuk e kishim imagjinuar kurrë ta shihnim duke kënduar këngë patriotike.

 

Epo kjo është Tayna, e cila di shumë mirë t’i befasojë të gjithë.

Mësohet se më 28 nëntor, reperja do të sjellë një projekt të ri që do t’i dedikohet festës kombëtare të flamurit.

 

Kënga do të mbajë titullin “Heroinat” dhe do të vijë e realizuar me videoklip.

Rinor Hykolli, menaxheri i artistes ka publikuar një fotografi nga memoriali “Heroinat’’, i vendosur në kryeqytetin kosovar që i dedikohet viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Image

Kënga është bashkëpunim mes Taynës dhe producentit Cricket dhe është e para që publikohet nga albumi i artistes.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco