Fifi bisedon me Donaldin: 'Nuk jam njeri i keq'

Fifi bisedon me Donaldin: 'Nuk jam njeri i keq'

11:26, 25/11/2021
A+ Aa A-

Sot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri është zhvilluar një bisedë midis Donaldit dhe Fifit.

Donald: Shpirti, unë uroj që të mos mërzitesh më për fjalë të kota, ta them me shpirt.

Fifi: Unë nuk dua të më njohin njerëzit për njeri i keq, se s’jam njeri i keq

Donald: S’të kam parë në asnjë situatë si të tillë

Fifi: Ama kur ma lypin një mendim e jap një mendim me zemër. Edhe nëse mendimi im jepet qashtu, s’ka pse me u interpretu për keq a pe din? S’ka pse me mu marr sikur po xhelozoj. Unë mundona me gjyku drejt. Unë kam ken avokatja Granitit, Semi e jotja, pse unë nuk guxoj të jem ndërsa ajo po.

Donald: E kuptoj. Nuk dua t’i marrësh gjërat aq afër zemrës, thjesht fokusohu që kjo këtu është lojë këtu ka kamera, ngjitur është Top Channel. Nqs thuhet diçka dhe ndodh debat thjesht shikoje si lojë. Po ta them që të të ndihmoj për këtë gjënë, mundohu të debatosh pa shqetësuar veten tënde. Ndoshta njerëzit e kanë me ty, po ka dhe raste kur nuk e kanë me ty.
Situata e Sarës nuk kishte fare lidhje me ty, ti u preke e kuptoj, prandaj po të them mos i merr afër zemrës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco