E zhvilluan takimin në shtëpinë e saj, ja çfarë ndodhi mes Mikelës dhe Erionit

E zhvilluan takimin në shtëpinë e saj, ja çfarë ndodhi mes Mikelës dhe Erionit

10:54, 25/11/2021
A+ Aa A-

Sot në ‘Për’puthen 3’ u dha takimi midis Mikelës dhe Erjonit.

Mikela duket se ndihet shumë mirë me Erjonin dhe se po e harron disi Markon edhe Brunon.

Ajo e ftoi atë në shtëpinë e tij dhe madje dhe gatoi byrek tradicional për të.

Mikela: A je xheloz dhe fanatik?

Erjoni: Pse nuk të pëlqen kur dikush është xheloz për ty?

Mikela: Jo shumë.

Erjoni: Po ti vetë je super xheloze.

Mikela: E kam kuptuar nga sjelljet e tua, në momentin e parë që mua më afrohet një djalë ti hyn në mes direkt.

Erjoni: Atë që e dua për vete e mbroj, jo si këta të tjerët që shohin një pengesë dhe ndalen.

Kur Mikela i tregoi byrekun Erjoni u habit, pasi sipas tij Mikela nuk i dukej tipi i femrës tradicionale e cila di të gatuajë apo të mbaj shtëpinë, por Mikela i tha se ka gatuar që 15 vjeçe.

Nuk munguan as puthjet e as përqafimet dhe gjithë studio vuri re se ata duan shumë të puthen në buzë, por Mikela nuk e jep, sepse mendon se është e tepërt për momentin.

Sipas Brunos, Mikela i bën këto veprime si kunjë ndaj tij dhe ai nuk e kupton shumë mirë Mikelën. SIpas tij Erjoni e pëlqen shumë, por ajo jo.

Ndërsa Arjani mendon se Mikela te Erjoni sheh miksim të Brunos dhe Markos dhe se ai i kompleton të gjithë për të.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco