Keanu Reeves thotë se u martua me Winona Ryder 'nën sytë e Zotit'

Keanu Reeves thotë se u martua me Winona Ryder 'nën sytë e Zotit'

09:40, 25/11/2021
A+ Aa A-

Keanu Reeves ka adresuar thashethemet se është i martuar me Winona Ryder. Në vitin 1992, aktori u shfaq së bashku me Ryder në “Dracula”, ku xhiruan një skenë martesë me një prift rumun. Vite më vonë, ai pohoi në një intervistë për Entertainment Weekly, se martesa ishte e vërtetë.

“Ne në fakt u martuam në “Dracula””, tha Ryder për Entertainment Weekly në 2018, duke shtuar: “Jo, betohem në Zot, mendoj se jemi të martuar në jetën reale.”

Ryder ka pohuar gjithashtu se të dy në fakt u martuan në një kishë ortodokse në Los Anxhelos.

[Winona Ryder dhe Keanu Reeves marrin pjesë në thirrjen fotografike "Desination Wedding" të shtunën, 18 gusht 2018 në Los Angeles. 

Ai ka folur edhe një herë se janë të martuar, duke thënë gjatë një videoje për Esquire: “Winona thotë se jemi të martuar. Coppola thotë se jemi. Kështu që mendoj se jemi të martuar… nën sytë e Zotit.“, është shprehur aktori.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco