Selena Gomez hedh një tjetër hap, në ndihmë të njerëzve me probleme të shëndetit mendor

Selena Gomez hedh një tjetër hap, në ndihmë të njerëzve me probleme të shëndetit mendor

17:32, 19/11/2021
A+ Aa A-

Selena Gomez ka qenë e hapur për betejat e saj për shëndetin mendor dhe tani po bën çdo gjë për t’ju ardhur në ndihmë atyre që përballen me të njëjtën luftë.

Këngëtarja konfirmoi sipërmarrjen e re, një platformë që synon për të ndihmuar njerëzit që vuajnë nga probleme të shëndetit mendor.

Kompania, e quajtur WonderMind, do të lançohet për herë të parë në shkurt 2022 dhe Selena do ta drejtojë me nënën e saj, Mandy Teefey dhe Daniella Pierson.

29-vjeçarja zbuloi lajmin teksa u shfaq në kopertinën e numrit të dhjetorit të Entrepreneur Magazine së bashku me partnerët e saj.

Gomez ka folur hapur për vështirësitë e saj në vitin 2015 kur zbuloi se ishte diagnostikuar me lupus dhe kishte kaluar nëpër kimio për ta trajtuar atë, dhe në vitin 2017 iu desh t’i nënshtrohej një transplanti veshkash.

Ajo luftoi me ankthin, depresionin dhe sulmet e panikut si rezultat i lupusit të saj.

Në artikull, themeluesja e “Rare Beauty” theksoi rëndësinë e shëndetit mendor teksa detajoi vështirësitë e saj, veçanërisht kur bëhej fjalë për mediat sociale.

“Është një nga ato momente ku ndihem më afër mamit – jemi mbledhur për të folur për diçka që secili prej nesh e ka përjetuar në mënyrën e vet. Ishte e mrekullueshme. 

Shëndeti mendor është diçka që e ndjej shumë afër, afër zemrës sime. Është shumë e rëndësishme që të ketë vende ku njerëzit mblidhen dhe kuptojnë se nuk janë vetëm në rrugëtimin e tyre të vështirë, ”  tha ajo për sipërmarrjen e saj të re.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco