Stili i pagabueshëm i Kate Middleton: Më magjepsësë se kurrë në krah të William

Stili i pagabueshëm i Kate Middleton: Më magjepsësë se kurrë në krah të William

16:39, 19/11/2021
A+ Aa A-

Princi William dhe Kate Middleton kaluan në tapetin e kuq të performancës Royal Variety të këtij viti dhe Kate tërhoqi edhe një herë vëmendjen me stilin e saj të pagabueshëm.

Dukesha e Kembrixhit zgjodhi për këtë rast një fustan jeshil me tegela mahnitëse Jenny Packham.

Për këtë rast, ajo ka vendosur t flokët t'i kthejë në një anë.

Princi William u shfaq në event me një xhaketë blu prej kadifeje, e cila shoqërohej me një këmishë të bardhë, papjon të zi dhe pantallona të zeza.

Ngjarja u mbajt mbrëmë në Royal Albert Hall në Londër me interpretime nga komedianët Alan Carr, si dhe Ed Sheeran, Rod Stewart dhe Jane McDonald.

Shfaqja vjetore mbahet me ndihmën e Shoqërisë Mbretërore të Bamirësisë, mbrojtësi i së cilës është aktualisht Mbretëresha Elizabeth II. 

Fondet e mbledhura nga ngjarja shkojnë për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë.

Image


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco