'Jetonim në një dhomë e kuzhinë'/ Semi kujton lidhjen me Bojken Lakon

'Jetonim në një dhomë e kuzhinë'/ Semi kujton lidhjen me Bojken Lakon

15:47, 19/11/2021
A+ Aa A-

Semi është sqaruar me Fifin pas një debati që patën dy ditë më parë në “Big Brother VIP”. Pasi i zgjidhën “problemet”, dy këngëtaret nisën të diskutonin për periudha të ndryshme të jetës së tyre.

Jaupaj zbuloi se gjatë fëmijërisë, nëna nuk e ka mësuar të bëjë punët e shtëpisë, sepse nuk donte ta rriste me këtë frymë. Meqënëse kishte një motër më të madhe, kur kthehej nga shkolla, i gjente të gjitha punët gati.

Por kur nisi të bashkëjetonte me ish-partnerin e saj, Bojken Lakon, Semit iu desh që të pastronte, edhe pse kishin një apartament të vogël, që përbëhej vetëm nga një dhomë e kuzhinë. Megjithatë, këngëtarja tha se ndonjëherë merrnin edhe pastruese, për t’i bërë punët me “themel”.

Ajo tha se nëna e saj është shumë e “fiksuar” pas pastërtisë dhe rregullit. Të njëjtën gjë shprehu edhe Fifi për të ëmën, e cila ndryshe nga Semi, nuk kishte pasur mundësi që t’u mësonte tre vajzave se si të bënin punë shtëpie.

Pjesë nga biseda:

Semi: Punët ndërkohë i kishte bërë motra se kthehej nga shkolla në orën 13:00, se ishte më e madhe se unë. Gjellën e bënte mami shkretë kur vinte nga puna në orën katër se deri në 11:00 ishte në shtëpi. Dhe unë i gjeja gati të gjitha. 13 vjeç kam jetuar tek tezja se erdha për liceun. Kam qenë prapë e ikur nga shtëpia. Dilja në mëngjes e vija pasdite. Tezja ndërkohë ishte gjithë ditën në shtëpi, i bënte ajo gatimet, pastrimit etj. Pastaj u lidha me Bokun. Kishim një shtëpi të vogël, me një dhomë dhe një kuzhinë. O i bëja vetë… Plus ndonjëherë merrnim ndonjë njeri që i bënte me themel. Po ça bëja aty se ne s’rrinim. S’është se bëhej ndonjë tmerr. Mami gjithmonë më thotë që ‘ti kur i futesh punëve, i futesh me themel. Nuk i bën njeri më mirë se ti. Por ty të kam përkëdhel unë.’ Sepse nuk e ka pas menjen me më msu me bo punë shtëpie, me gatu. Kurse motra i ka mësuar vetë, nuk është se ia ka mësuar mami.

Fifi: Ndërsa ne i kemi mësuar të treja vetë, se s’kena mujt… Mami s’na bënte dot as mëngjesin. Veç ka mujt me na la rrobat edhe me na hekuros çorapet.

Semi: Si mami im. Kur më sheh që dal me një bluzë pa e hekurosur, më thotë ‘Si e vesh ti atë ashtu? S’të vjen zor nga vetja. Nuk e di si i hekuros ti rrobat!’. Është e fiksuar, e çmendur. Dhe unë i them ‘Hë se shtrihet vetë se është e ngushtë’.

Fifi: Njëjtë dhe mami im.

Semi: Tani jam te mami prapë dhe kur bëra gati valixhen thoja nuk kam nerva, më mirë po kaloj kohë me ty. Që të bëja muhabet me atë dhe isha tre ditë në hotel ku mund t’i hapja rrobat nga fillimi. ‘Ti do i marrësh rrobat në valixhe pa i hekuros?! Si do i hapësh aty? A të vjen zor, apo jo?’ Është e fiksuar.

Fifi: Fiks si mami im.

Semi: Edhe motra ime është ashtu. Ka tetë vjet që ka ik në Kanada. Çuni është 5 vjeç. Ua sa vite kanë kaluar! Nuk ka punuar se dëshiron që derisa fëmijët të shkojnë në parashkollor, t’i rregullojë vetë. Është komplet si mami im. Ka dy kalamaj të vegjël dhe më thotë nuk është e pastër shtëpia. Është shumë e fiksuar. Kurse mua nuk më bezdis rrëmuja, ndërsa zhuli po.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Abalone19/11/2021 18:45

Uaaaa moj Semi , sa paske vuajtur. Ashtu jeton edhe sot 70% e shqiptarëve. Sot paske vilë???????

Shto koment

Denonco