Urinoi mbi fytyrën e fansit para të gjithëve, ja çfarë i ndodhi këngëtares

Urinoi mbi fytyrën e fansit para të gjithëve, ja çfarë i ndodhi këngëtares

15:21, 19/11/2021
A+ Aa A-

Pak ditë më parë një pamje neveritëse ka tronditur fansat kudo në botë.

Gjatë një performance të grupit Brass Against në festivalin ‘’Rockville’’ këngëtarja e grupit, Sphia Urista ftoi në skenë një fans, të cilit pak minuta më vonë duket se i urinoi në fytyrë. 

Grupi i njohur po performonin një interpretim të “Wake Up” të “Rage Against the Machine” kur ndodhi i gjithë “incidenti”.

Të pranishmit në shfaqjen në Daytona Beach të Floridas dhe njerëzit që më pas panë klipet në internet e quajtën momentin “të neveritshëm”.

Ndërkohë që ditën e sotme bëhet me dije se Sophia do të përballet me ligjin.

Sipas informacioneve Ursita do të gjykohet për ekspozim të pahijshëm pas gjestit që habiti jo vetëm të pranishmit e festivalit por gjithë fansat e saj. Autoritetet po hetojnë rastin e yllit të rock-ut dhe dënimi për të është një gjobë prej 1 mijë dollarë ose një vit burgim.

Njoftimi zyrtar i organizatorit të festivalit:

"Është e paligjshme që dikush të ekspozojë organet gjenitale në publik ose në hapësirën private të dikujt tjetër apo edhe në vende që mund të perceptohen nga hapësira të tjera private. Ne jemi në dijeni të incidentit dhe në asnjë rast nuk e miratojmë sjelljen e pahijshme që kemi parë nga grupi. Duam të konfirmojmë se asgjë e tillë nuk do të përsëritet kurrë në të ardhmen, as nga ata, as nga artistë të tjerë".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco