Për çfarë u kritikua Kourtney Kardashian?

Për çfarë u kritikua Kourtney Kardashian?

15:01, 19/11/2021
A+ Aa A-

Ylli i reality show “Keeping Up With The Kardashians”, e bëri të qartë se kur bëhet fjalë për fëmijët e saj, ajo nuk ndalet me aq.

Situata filloi kur nëna e tre fëmijëve publikoi fotot e saj në “Instagram” me vajzën Penelope dhe djalin Reign.

 

Të tre kishin hipur mbi kuaj gjatë udhëtimit të tyre në Cabo San Lucas, Meksikë, dhe Koutney publikoi foton.

Një kritik, ishte i fokusuar në diçka tjetër përveç kalërimit të tyre në perëndim të diellit.

 

“Oh, wow je me fëmijët e tu më në fund???”, komentoi ai.

Nuk kaloi shumë kohë përpara se Kourtney të përgjigjet duke shkruar:

 

“Unë jam me fëmijët e mi çdo ditë falë Zotit, mediat sociale nuk janë gjithmonë jeta reale”.

Ndërkohë, kjo nuk ishte kritika e parë për Koutney, e cila deri më tani kishte vendosur të mos flasë për kritikat ndaj saj.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco