VIDEO/ Ti zgjodhe 4 Maç! - Djaloshi që nuk pranon ta quajnë magjistar dhe as bixhozçi

VIDEO/ Ti zgjodhe 4 Maç! - Djaloshi që nuk pranon ta quajnë magjistar dhe as bixhozçi

14:05, 19/11/2021
A+ Aa A-

Mirjan Jata është një adoleshent i apasionuar pas numrave të veçantë të shpejtësisë dhe sidomos atyre me letra. Megjithatë, ai nuk pranon ta quajnë magjistar dhe as bizhozxhi.

Flavio Qarri e ftoi Mirjanin në studion e “Kafe Shqeto”, duke shpresuar t’ia kapte hilet me letra, falë kamerave të SYRI TV që e rrethonin. Po ashtu, vuri një grup kameramanësh që të vigjëlonin mbi gishtat, duart e mëngët e djaloshit.

Rrethimi shkoi kot, se në fund të emisionit, Mirjan Jata tregoi vetëm çka deshi vetë nga hilet “e zanatit” dhe asgjë tjetër.

“Më thonë “o magjistar, o magjistar”, po emri i artit është iluzionist. Është më mirë iluzionist, sepse magjia është një shkallë më lart. Deri këtu do ta mbaj e nuk do të shkoj më tepër,” tha ai.

“Ka shumë kohë që praktikohen këto magji me letra, se është një art tepër i veçantë. Në Shqipëri është pak i praktikuar ky lloj arti. Po do ta trashëgoj këtë dhe le ta marrin të gjithë.”

Flavio: Po prindërit e tu më duket se nuk kanë dakord me këtë që ti bën...

Mirjan Jata: Në fillim nuk kanë qenë dakord se thoshin është bixhoz, do t’i futesh rrugës keq dhe nuk ke për të ndryshuar, por me kalimin e kohës e panë që nuk ishte bixhoz dhe më lejuan ta vazhdon këtë lloj arti. Për momentin vetëm me letra.

Flavio: Mirë, na trego diçka sot kur njerëzve nuk iu janë hapur sytë akoma dhe mund t’i gënjesh kollaj. Po celularin tim pse ma kërkove?

Mirjan Jata: Celularin tënd do ta lemë si qershia mbi tortë në fund. Tani zgjidh një letër në këtë pako. Merre dhe lëre këtu të parën. Po e fus diku në mes. Tani për ta gjetur letrën tënde këtu do të ishte shumë e thjeshtë, por do t’ia bëj edhe më të thjeshtë vetes sime.

Shiko. Letrat janë të gjitha të kuqe me përjashtim të një letre që ka për të ndryshuar ngjyrë. Ama në mendjen tende do të thuash se është një letër që e ke vendosur vetë, se është më të vërtetë letra jote.

Image

Tani për ta vërtetuar se është letra jote, po ta tregoj. Ja shiko, është 6-a jote! E marr 6-ën e mbyll dhe e lë këtu. Ti ke zgjedhur 4 Maç. 4 Maç e le këtu dhe trokas gishtat e nuk ndryshon ngjyrë.   

Po këtu, a lamë 6-ën ne?! Ja, po të trokas gishtash do të shikosh që këtu është 4-a!!!

Flavio: Aaa! E ndiej nga heshtja tek regjia se tani ngelën pa fjalë!!! Po tani...- Më mirë ndiqni  vazhdimin e emisionit në videon e “Kafe Shqeto” të shihni lojërat e Mirjan Jatës me celularin e Flavios dhe pak nga sekreti i tij me letrat./ar.sh/SYRI.TV

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco