Antonela Berisha në ‘Big Brother VIP’?

Antonela Berisha në ‘Big Brother VIP’?

13:35, 19/11/2021
A+ Aa A-

“Përputhen” duket se ka hapur dyer të shumta për ish-konkurrentët edhe pse është një program dashurie.

Ky program ka qenë një ogur i mire edhe për një ndër vajzat më të përfolura të sezonit të kaluar, Antonela Berisha, e cila edhe pse nuk gjeti dot njeriun e zemrës, i janë ofruar shumë mundësi të tjera.

 

Pas përfundimit të “Përputhen”, ajo u bë pjesë e emisionit sportiv “Top Arena”.

Ndërkohë, nuk kanë munguar intervistat në emisione të ndryshme televizive.

 

Por, duket se Antonela do nisë një eksperiencë të re televizive dhe totalisht të ndryshme nga ato të tjerat.

Burime jozyrtare kanë bërë me dije “News31” se ajo do të bëhet pjesë e “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco