Janë ende të dashuruar, por Camila Cabello dhe Shawn Mendes i japin fund lidhjes! Ja arsyeja

Janë ende të dashuruar, por Camila Cabello dhe Shawn Mendes i japin fund lidhjes! Ja arsyeja

13:02, 19/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtari Shawn Mendes dhe Camila Cabello i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Lajmin e bënë të ditur vetë me anë të një postimi në Instagram, sipas “Page Six”.

"Hej miq, ne kemi vendosur t’i japim fund marrëdhënies sonë romantike, por dashuria si njerëz për njëri-tjetrin është më e fortë se kurrë. Ne e nisëm lidhjen tonë si shokë të ngushtë dhe do vijojmë të jemi të tillë. E kemi vlerësuar gjithmonë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri tani. Camila dhe Shawn.”- shkruhet në postim.

Cabello, së fundmi i dha fund thashethemeve se është fejuar me Shwn, pasi u pa me një unazë në dorën e majtë në rrjetet sociale.

“Betohem në Zot, nuk e di se në cilën dorë vendoset unaza e fejesës, kështu që ndonjëherë mund ta vendos padashje në gishtin e unazës,”- tha ajo për Jimmy Fallon.

Dyshja u lidhën në korrik 2019 dhe më pas u bënë aq të njohur gjatë pandemisë për shëtitjet e tyre, sa fansat filluan thashethemet se janë ndarë, duke iu referuar faktit se ata nuk ishin parë më në publik për një kohë të gjatë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco