Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Konkurrentja e ‘Përputhen’ bën deklaratën e papritur:’Më pëlqejnë femrat..’

Konkurrentja e ‘Përputhen’ bën deklaratën e papritur:’Më pëlqejnë femrat..’

12:37, 19/11/2021
A+ Aa A-

 Konkurrentja e “përputhen”, Xhevana Ndoj vazhdon të habisë publikun, mbi të gjitha djemtë e programit lidhur me deklaratat kontradiktore që bën shpesh-herë.

Një javë pasi puthi në buzë Mikelën, ajo ka deklaruar gjatë programit të djeshëm s ei pëlqejnë shumë femrat e bukura.

Gjatë puntatës së djeshme, ai ka shprehur hapur tërheqjen e madhe fizike që ndjen për Efin , tha se ndihet xheloz dhe është pak i frikësuar se mos ajo i “mer” Efin.

Ana është shprehur s ekur e pëlqen diçka do ta thotë me zë të lartë dhe nuk e ka aspak problem nëse paragjykohet nga të tjerët.

Pjesë nga biseda:

Bora: Ana, Efin e quajte princesha e këtij programi, çfarë do të thuash me këtë.

Ana: Të gjitha gocat kanë xhelozi si jashtë, si brenda, për njëra-tjetrën.

Efi: Unë nuk kam.

Ana: Një sekondë, o Efi.

Efi: Mirë, më fal, por jo të gjitha.

Ana: Duro. Ndonjëherë kemi thënë ‘Ah, sikur të isha si ajo, të kisha këtë tipar si ajo.’. Nuk mohohet kjo, sepse xhelozia ndodh edhe në jetën e përditshme, edhe në emision. Unë Efin e shoh deri në këto momente shumë të qetë, të mbyllur, të brishtë.

Bruno: Për pjesën e karakterit, nuk besoj që ka ngel Ana për ta gjykuar, se unë për shembull e përballoj më së miri. Çka më shqetëson mua është se ndihem pak xheloz dhe i lënë pas dore. Marr shkas nga puthja që i bëre puntatën e kaluar Mikelës. Tani po i bën komplimenta adhurimi, në superlativa Efit. Kam frikë se edhe Efin do e marrësh nga krahu yt kështu si po e bën. Përqendrohu te meshkujt.

Ana: S’dua.

Bruno: S’do te meshkujt ti, do te femrat?! Dalim në temë tjetër këtu. Do të adhurojë femrat!

Ana: Pëlqimi i së bukurës është diçka njerëzore. Ke poetë që e kanë dashur të bukurën me shekuj. Mua më pëlqen e bukura. Nuk e kam problem fare as ta pranoj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco