'Asnjë mashkull nuk më ka tunduar aq sa…!'/ Hygerta Sako flet për jetën private

'Asnjë mashkull nuk më ka tunduar aq sa…!'/ Hygerta Sako flet për jetën private

15:20, 18/11/2021
A+ Aa A-

Moderatorja e sportit, Hygerta Sako, është nënë e një vajze 15-vjeçare dhe që pas divorcit nga ish-bashkëshorti, ajo nuk ka bërë publike asnjë lidhje dashurie.

Ndjekësit e Sakos janë shumë kuriozë të dinë më shumë rreth jetës së saj private, prandaj mundohen të “shfrytëzojnë” mundësinë që ajo u jep me anë të intervistës virtuale në Instastory.

Së fundmi, Hygerta ka zbuluar nëse e ka në plan krijimin e një marrëdhënieje të re. Gjatë një interviste për “Albeu.com”, ajo tha:

“Mua më pëlqen jeta që bëj. Këto gjëra nuk janë me llogari. Prioriteti im është vajza, kujdesi dhe përkushtimi për të. Por nëse dikush do jetë aq special sa të më bëjë për vete, le të vijë. Deri tani askush nuk më ka tunduar aq shumë. Dhe unë gjithmonë them ‘Më mire vetëm, se sa e keqshoqëruar’”.

E shpallur ‘Miss Albania 1995’, Hygerta vazhdon të jetë në super formë edhe në ditët e sotme.

Zeshkanja seksi ka pranuar se gjenetika luan një rol shumë të rëndësishëm në mënyrën se si ajo duket sot. Megjithatë, Sako shtoi se bën shumë kujdes me vaktet që konsumon.

“Është edhe gjenetike, nuk është totalisht meritë e imja. Me kalimin e moshës u bëra pak me e ndërgjegjshme që po nuk u kujdese, nuk ka gjenetike që të shpëton. Ndaj jam shumë e vëmendshme të ha vakte të shëndetshme, të ushtroj sport dhe të mos abuzoj me oraret. S’ka asgjë të pamundur nëse ke vullnet dhe dëshirë për ta arritur”,- tha Hygerta.

Pak kohë më parë, dyshohej se moderatorja do të bëhej pjesë e “Big Brother VIP”, por pas thashethemeve ajo reagoi në Instagram dhe zbuloi se nuk do ta linte sportin për të qëndruar tre muaj e izoluar. E pyetur se për çfarë do të hiqte dorë nga ky pasion i madh, Hygerta tha:

“Më pëlqen aq shumë puna ime, sa me dëshirë s’do e braktisja kurrë. Por jetës nuk i dihet dhe ‘kurrë mos thuaj kurrë’. Nëse do ta lija, do ishte veç një arsye madhore që s’mund ta parashikoj. Për momentin është mendimi i fundit që më vjen ndërmend. E dua futbollin dhe e bëj më shumë dëshirë punën time”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco