Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë për herë të parë pas dy vitesh

Arilena Ara dhe Vera Grabocka bëhen bashkë për herë të parë pas dy vitesh

14:58, 18/11/2021
A+ Aa A-

Festivali i Këngës në vitin 2019, shkaktoi shumë polemika, të cilat do të kulmonin me fitoren e bujshme të Arilenës me këngën “Shaj”.

Ky do të ishte edhe bashkëpunimi i fundit i Vera Grabockës me Arilenën, bashkëpunim, i cili nisi që në “X Factor” shumë vite më parë.

 

Pavarësisht se në media kanë qarkulluar lajme nga më të ndryshmet për marrëdhënien e dyshes, duket se tashmë do të mund të kemi një përgjigje.

Do të jetë “Pop Art Festival”, ai që do të bëjë sërish bashkë Grabockën dhe Arën, në datën 19 nëntor në sheshin ‘Skënderbej’.

 

 

Vera Grabocka do të jetë regjisorja e festivalit që pritet të mbledhë në shesh mijëra persona dhe të festojë karrierën shumëvjeçare të këngëtares shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco