Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Cilat janë gjërat që çdo Shigjetar i urren me shpirt?

Cilat janë gjërat që çdo Shigjetar i urren me shpirt?

14:14, 18/11/2021
A+ Aa A-

Për të lindurit në shenjën e shigjetarit, liria dhe pavarësia janë si oksigjeni, as që nuk mund ta konceptojnë të jetojnë pa to.

Kërkojnë vazhdimisht mënyra për ta bërë jetën e tyre sa më të larmishme.

Por, përveç këtyre tipareve, që variojnë nga njëri te tjetri, ekzistojnë 2 karakteristika që i kanë të gjithë Shigjetarët.

 

Shigjetari urren gënjeshtrat dhe thashethemet pas shpine

Është e pamundur të mos njihni njerëz tinzarë, ashtu siç është e pamundur të njihni një Shigjetar të tillë. Të lindurit në këtë shenjë janë shumë të vërtetë, të drejtpërdrejtë, urrejnë gënjeshtrat dhe fjalët pas shpinë. Për shigjetarin është shumë e rëndësishme të ruajnë integritetin e tij pavarësisht situatës në të cilën ndodhet. Nëse merr vesh që e keni mashtruar, do e humbni përgjithmonë.

 

Shigjetari urren monotoninë dhe qëndrimin në një vend

Shgjetari është nga shenjat më të gjalla dhe energjike të horoskopit, kjo është edhe arsyeja përse nuk arrin ta çosh kurrë ndërmend se cili është hapi i rradhës.

Pëlqen shumë surprizat dhe aventurat, kjo lidhet ngushtë edhe me planetin që e udhëheq, Jupiterin. Një ditë e gjen në tavolinën përballë, kurse të nesërmen duke ngjitur majën e Everestit. Shigjetarët nuk mbajnë kurrë agjendë me vete, nuk bëjnë plane, dhe urrejnë të rrinë ulur në një vend për një kohë të gjatë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco