Alex Rodriguez në një romancë të re dashurie? Ja për cilën bëhet fjalë

Alex Rodriguez në një romancë të re dashurie? Ja për cilën bëhet fjalë

13:10, 18/11/2021
A+ Aa A-

Pas ndarjes nga Jennifer Lopez, Alex Rodrigues duket se është gati të krijojë një lidhje të re dashurie.

Një burim është shprehur se ai i ka dërguar mesazhe Kelly Bensimon, yllit të reality show-t “Real Housewife of New York”, duke i kërkuar të dalin bashkë.

“Ata kanë një marrëdhënie të lezetshme dhe flirte me mesazhe,” thotë një burim i brendshëm.

“Alex i ka kërkuar asaj të dalin bashkë më shumë se një herë, megjithëse ajo nuk ka dalë në një takim me të.”

Një perfaqësues ka thënë për “Page Six” se ajo dhe Rodriguez kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me njëri-tjetrin.

“Kanë pasur një marrëdhënie argëtuese me mesazhe gjatë dy muajve të fundit,” thotë përfaqësuesi i Bensimon. “Ajo mendon se ai është simpatik dhe një zotëri i vërtetë.”

Benismon, është një ndërmjetëse e pasurive të paluatshme, ndërsa Rodriguez një investitor i po së njëjtës fushë.

“Ata kanë miq të përbashkët dhe ajo ka folur me të për pasuri të paluajtshme”, -shtoi përfaqësuesi i Bensimon. Përfaqësuesi i A-Rod, ndërkohë, ishte shumë më i prerë në lidhje me këtë temë.

“Ajo kërkoi një mundësi për pasuri të paluajtshme dhe kaq. Nuk ka mesazhe flirtuese, nuk ka asgjë mes tyre. Shumë njerëz i drejtohen atij për qëllime biznesi.”

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco