Pretendon çmimin e madh/ Lori Hoxha po i kthen nderin e 2014-ës Ilir Shaqirit?

Pretendon çmimin e madh/ Lori Hoxha po i kthen nderin e 2014-ës Ilir Shaqirit?

12:38, 18/11/2021
A+ Aa A-

Mbrëmjen e të martës, në “Big Brother VIP”, u shpall i preferuari i publikut Ilir Shaqiri.

Por, ky komunikim i Arbanës nuk u prit aspak mirë nga publiku, që nga personazhet e famshëm që komentojnë këtë reality show në profilet e tyre në “Instagram”, e deri te mijëra komentues në rrjetet sociale që akuzuan “BBV” se ky nuk ishte në fakt vendimi i publikut dhe se votat e tyre nuk janë marrë aspak për bazë.

 

Ndërkohë, Iliri është trajtuar si një nga konkurrentët më të fortë dhe është një ndër banorët i cili e ka përmendur më shumë finalen.

A është Ilir Shaqiri i preferuari i vetë produksionit, apo i vetë producentes Lori Hoxha?

 

Kjo hipotezë lind edhe nga një tjetër program televiziv i 7 viteve më parë, “Dancing With The Stars”, ku Ilir Shaqiri ka qenë kryetari i jurisë.
Lori Hoxha mori çmimin e madh dhe u shpall fituesja e ‘Dancing With The Stars’ ku konkurronte në finale përball një nga konkurrentëve më të forta në atë kohë, Flaka Krelanit.

 

Fitore kjo, e cila u diskutua për vite me rradhë dhe e ndoqi Lori Hoxhën në çdo intervistë me pyetjen nëse e meritoi vërtetë trashëgimtarja e “Top Channel”.

Një video, së fundmi, teksa Ilir Shaqiri në “Dancing With The Stars” i numëron Lorit të gjitha aftësitë e mira në kërcim, shihet nga publiku si një nder që ajo po ja kthen sot në “Big Brother VIP”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco