Fotografohet me një vajzë misterioze në palestër, Cozman nxit spekulimet e ka nisur një lidhje të re

Fotografohet me një vajzë misterioze në palestër, Cozman nxit spekulimet e ka nisur një lidhje të re

11:42, 18/11/2021
A+ Aa A-

Reperi i njohur shqiptar, Cozman, muaj më parë ishte në lidhje me modelen Fjolla Myftiu.

Çifti u ndanë për shkak të mos-pajtimeve me njëri-tjetrin, teksa kjo e fundit në një intervistë në “Top Channel” ishte shprehur se marrëdhënia me tyre ishte konsumuar duke kaluar në doza toksike dhe xhelozie.

 

Ndërkohë, vet reperi nga Prishtina nuk bëri ndonjë reagim lidhur me ngjarjen, duke preferuar të qëndrojë në heshtje.

Mirëpo së fundmi, ai vendosi që t’i ngacmojë ndjekësit e tij në “Instastory”, përmes një fotografie të publikuar nga palestra, ku shihet nën shoqërinë e një femre.

 

Ai nuk e zbuloi identitetin e vajzës që është fotografuar me të, duke shfaqur pjesën e pasme të trupit të saj.

Kaq ka mjaftuar që fansat të fillojnë hamendësimet për një lidhje të re të mundshme të tij, pak kohë pasi ai i dha lidhjes së tij me Fjollën.

 

Megjithëse mund të jenë thjeshtë miq nga palestra, fotografia në fjalë ka ngjallur mjaft diskutime te ndjekësit e shumtë të reperit në rrjetet sociale.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco