'Udhëheqësit botërorë duhet t’i mbajnë premtimet’,Angelina kërkon ndalimin e shpyllëzimit

'Udhëheqësit botërorë duhet t’i mbajnë premtimet’,Angelina kërkon ndalimin e shpyllëzimit

11:31, 18/11/2021
A+ Aa A-

Angelina Jolie ka qenë e përfshirë në ndihmën e refugjatëve për dekada, ndërsa punon si e dërguar speciale për Kombet e Bashkuara.

Tani aktorja e “The Eternals” po hedh dritë mbi çështjet mjedisore pasi thotë se zjarret, përmbytjet dhe mungesa e ujit ndikojnë tek ata që janë zhvendosur.

Këtë javë, ish-bashkëshortja e Brad Pitt shkoi në llogarinë e saj në Instagram për të edukuar mbi 11 milion ndjekës se si mjedisi i shkatërruar po e bën më të vështirë për njerëzit jetën.

Të mërkurën ajo preku shpyllëzimin teksa ndau disa imazhe të pemëve të djegura.

"Ne kemi nisur një studim të biodiversitetit me Flora & Fauna International për të zbuluar bimët dhe kafshët ende në pyllin e distriktit Samlout të Kamboxhias,” tha ikona e Hollywood.

Aktorja fituese e Oscar-it tha gjithashtu se kjo është “një bazë për mbrojtjen dhe ruajtjen e tyre në të ardhmen, pasi ne nuk e dimë ende se sa kafshë të egra të rrezikuara mbeten.

Angelina shtoi: “Është vetëm një shembull i ndikimit shkatërrues të shpyllëzimit globalisht – dhe pse liderët botërorë duhet t’u përmbahen premtimeve të tyre.”

Ajo gjithashtu tha në një nga imazhet e saj se ka pothuajse 20 vjet që mbron pemët në Kamboxhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco