Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Bebe Rexha dhe Kim Kardashian fotografohen së bashku në dasmën e Paris Hilton

Bebe Rexha dhe Kim Kardashian fotografohen së bashku në dasmën e Paris Hilton

12:33, 17/11/2021
A+ Aa A-

Para disa ditësh, modelja dhe aktorja me famë botërore Paris Hilton i ka dhënë fund beqarisë në një dasmë super luksoze.

Ajo ka kurorëzuar dashurinë me partnerin e saj, Carter Reum në një ceremoni të organizuar në fermën e gjyshit të saj.

Në listën e të ftuarve ishin emra të njohur të showbizit botërore, përfshirë këtu edhe këngëtaren me origjinë shqiptare, Bebe Rexha.

Kjo e fundit ishte e shoqëruar nga partneri i saj dhe i mahniti të gjithë të pranishmit me look-un e zgjedhur posaçërisht për këtë organizim.

Këngëtarja ka pasur mundësinë të takohej edhe me Kim Kardashian me të cilën ka organizuar një fotografi së bashku me shoqëruesit e tyre.

Kimi është dukur gjithashtu elegante në ceremoni, e veshur me një fustan të zi me një dekolte paksa provokuese, ndërsa ka qenë e shoqëruar në mbrëmje nga aktori amerikan Evan Ross.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco