U largua krejt papritur nga Big Brother, Igli Zarka flet për herë të parë dhe jep mendimin e tij për banorët

U largua krejt papritur nga Big Brother, Igli Zarka flet për herë të parë dhe jep mendimin e tij për banorët

12:02, 17/11/2021
A+ Aa A-

Aventura e Igli Zarkës në “Big Brother VIP” nuk zgjati më shumë se një javë.

Aktori u largua papritur nga shtëpia dhe shkak është bërë një gjendje e rënduar shëndetësore, e cila kërkoi shërbim të menjëhershëm spitalor.

Gjatë këtyre ditëve ai nuk është shfaqur as në “Fan Club” e as në ndonjë emision tjetër.

Sakaq, mbrëmjen e sotme ai u shfaq në studion e “Big Brother”.

Aktori shprehu keqardhjen e tij që u largua shumë herët nga shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe tha se ditët e qëndrimit kanë qenë shumë të bukura.

Ai u pyet nga Arbana edhe rreth banorëve.

Ilirin e konsideroi inteligjent dhe manipulator, duke thënë se gjatë bisedës të bën të shpërthesh.

“Por, në momentin që ti e kupton lojën e tij ai bëhet një njeri i thjeshtë!”- tha aktori.

Arjolën e konsideroi të qetë, për Monikën tha se “ka ende kohë për tu futur në lojë”, kurse Donaldi tha se është i sinqertë dhe se do që të ruajë miqësinë me të edhe në vijim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco