Xheloz për Fifin?/ Graniti habit me deklaratën e tij: 'Për të sakrifikova lojën time, ajo gjeti ngushëllimin te…'

Xheloz për Fifin?/ Graniti habit me deklaratën e tij: 'Për të sakrifikova lojën time, ajo gjeti ngushëllimin te…'

11:38, 17/11/2021
A+ Aa A-

I ftuar mbrëmjen e sotme në panelin e banorëve të eliminuar të "Big Brother", Graniti tregoi se pas daljes nga shtëpia i sheh gjërat ndryshe. Sipas Granitit, ai ka sakrifikuar për Fifin. Megjithatë theksoi se vazhdon të bëjë tifo për këngëtaren.

"Që prej fillimit Fifin e kemi parë të viktimizuar, dua ta sqaroj këtë se për publikun është më e rëndësishme tani që i shoh gjërat nga jashtë. Por aq sa ka qenë viktimë Fifi, kam qenë dhe unë përderisa dhe ajo ka deklaruar që ka një person jashtë për të cilin ka ndjenja akoma. Unë sakrifikova për të lojën e Big Brother dhe prapë do bëj tifo për të", tha Graniti.

Graniti bëri edhe një deklaratë xhelozie kundrejt Fifit, pasi deklaroi se teksa ka ndjekur nga larg qëndrimin e banorëve, ka konstatuar se këngëtarja ka gjetur shpejt ngushëllimin tek Dj Dagz.

‘’E pash që Fifi u mërzit kur dola unë por mesa duket e ka gjetur shpejt ngushëllimin’’,- tha ai.

Teksa dëgjoi këtë konkluzion, Fifi replikoi duke thënë se Arbrin e ka vetëm shok dhe se Graniti nuk mund të bëhet xheloz për të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco