Britney Spears konsumon alkool për herë të parë pas 13 vitesh! Ja si po e feston këngëtarja 'lirinë'

Britney Spears konsumon alkool për herë të parë pas 13 vitesh! Ja si po e feston këngëtarja 'lirinë'

11:19, 17/11/2021
A+ Aa A-

Këngëtarja Britney Spears po feston ende fundin e kujdestarisë të babai të saj, që zgjati për më shumë se 13 vite.

Më 15 nëntor, ylli i popit tregoi nëpërmjet Instagram-it se si po ndihej që kur gjyqtarja, Brenda Penny, bëri publik vendimin në favor të saj.

“Gjykata konstaton dhe vendos se ruajtja e personit dhe e pasurisë nuk kërkohet më, prandaj sot, kujdestaria e Britney Jean Spears ndërpritet,”– tha Penny në gjykatën e Los Anxhelos më 12 nëntor, sipas “Page Six”.

Në atë kohë Spears ndau një video prekëse të fansave duke festuar lirinë e saj.

“Zot, i dua fansat e mi aq shumë sa e gjithë kjo është një çmenduri! Unë mendoj se do të qaj për pjesën tjetër të ditës! Dita më e mirë ndonjëherë… falënderoj Zotin, #FreedBritney”- shkroi Spears në Instagram.

Kanë kaluar disa ditë dhe Britney është ende “mbi re”. Artistja zbuloi se kishte pirë një gotë shampanjë pas shumë vitesh për të festuar.

“Çfarë fundjave fantastike… Ndihem sikur jam mbi re gjatë gjithë kohës! Në fakt kam marrë gotën time të parë me shampanjë, në restorantin më të bukur që kam parë ndonjëherë mbrëmë. Po festoj lirinë time. Domethënë pas 13 vitesh… Mendoj se kam pritur MJAFTUESHËM! Çfarë pamjesh interesante… Kaq shumë njerëz festojnë fitoren time…. I dua shumë fansat e mi… kështu që faleminderit!”, shkroi artistja në postimin e saj.

Këngëtarja nuk është e vetmja që feston.

Në mesin e fansave të saj janë edhe personazhet e njohur që po kalojnë momente të gëzueshme për artisten.

Lady Gaga, në veçanti, ndau një homazh emocionues për Spears në mediat sociale më 13 nëntor.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco