‘Mos i trego Cristiano-s’, Georgina Rodriguez qenka një fanse e Lionel Messi-t

‘Mos i trego Cristiano-s’, Georgina Rodriguez qenka një fanse e Lionel Messi-t

11:19, 17/11/2021
A+ Aa A-

E dashura e Cristiano Ronaldo-s, Georgina Rodriguez me sa duket është një fanse e rivalit të tij më të madh, Lionel Messi.

Modelja 27-vjeçare, edhe ajo argjentinase si ylli i Paris Saint-german, ka komentuar në një nga postimet e fundit të futbollistit.

 

Në një foto që Messi ka publikuar nga stërvitja, teksa është duke shijuar diellin, Georgina ka komentuar me dy zemra të bardha dhe një emoji me flakë.

Një fans madje e ka quajtur atë të pabesë ndaj Ronaldo-s, por bukuroshja i është përgjigjur me humor:

“Ok, mos i trego Cristiano-s të lutem”.

 

Kujtojmë që ylli i Manchester United dhe modelja janë sërish në pritje të binjakëve dhe lajmin e kanë bërë të ditur pak kohë më parë.

“I lumtur t’ju lajmëroj se do bëhemi me binjakë. Zemrat tona janë mbushur me dashuri – mezi pres t’ju takoj”, shkruante Cristiano në “Instagram”.

 

Çifti ka edhe dy fëmijë të tjerë bashkë, binjakët Eva dhe Mateo. Futbollisti është gjithashtu baba i dy fëmijëve të tjerë, Cristiano Jr dhe Alana.

Ndërkohë, Ronaldo duket se nuk është duke kaluar një moment të mirë në futboll, pasi rezultatet e fundit të Manchester United nuk kanë qenë Brenda pritshmërive, ndërsa kombëtarja e tij, Portugalia dështoi të kualifikohej direkt për në Kampionatin Botëror dhe do duhet të luajë në fazën play-off.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco