125 njerëz humbën jetën në koncertin e tyre, Drake dhe Travis Scott paditen me 750 milionë dollarë

125 njerëz humbën jetën në koncertin e tyre, Drake dhe Travis Scott paditen me 750 milionë dollarë

11:08, 17/11/2021
A+ Aa A-

 

Të pandehur të tjerë janë “Apple Music”, “Live Nation”, “Epic Records”, “Scott’s Cactus Jack Records” dhe “Tristar Sports & Entertainment Group”, sipas ankesës.

Përveç 10 individëve që u plagosën për vdekje në NRG Park të Houston-it në fillim të këtij muaji, qindra të tjerë u plagosën. Të paktën 36 padi janë ngritur deri më tani kundër Scott dhe organizatorëve të koncertit për incidentin.

 

Travis Scott dhe Drake do të paditen me një shumë prej 750 milionë dollarësh, për shkak të 125 viktimave që humbën jetën në Festivalin Astroworld.

Axel Acosta, 21 vjeç, ishte një nga pjesëmarrësit në koncert, që vdiq nga lëndimet e marra gjatë performancës së Scott-it, kur turma nisi të shtyhej drejt skenës.

Në një deklaratë për “People”, një anëtar i ekipit ligjor të avokatit Tony Buzbee, tha se vdekja e Acosta-a “ishte e panevojshme dhe ishte rezultat i neglizhencës së madhe”.

“Kur Axel u rrëzua, ai u shkel nga ata që luftonin për të shpëtuar veten që të mos shtypeshin. Ndërsa ishte i shtrirë me një turmë njerëzish mbi trupin e tij, muzika vazhdoi të luhej dhe të transmetohej për gati dyzet minuta.”, thuhet në padi.

Ankesa vazhdon: “Axel Acosta e donte dhe e adhuronte Travis Scott-in dhe interpretuesit e tjerë në Astroworld. As Travis Scott dhe as partnerët e tij ekskluzivë, shërbimi i transmetimit, etiketat diskografike, mbajtësit, shoqëruesit, menaxherët, agjentët, promovuesit, organizatorët ose sponsorët nuk u kujdesën mjaftueshëm për Axel Acosta dhe pjesëmarrësit e tjerë të koncertit për të bërë një përpjekje minimale që ata të ishin të sigurt.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco