Këngëtarja e njohur bën rikthimin në muzikë dhe krah saj është i fejuari i Kourtney Kardashian

Këngëtarja e njohur bën rikthimin në muzikë dhe krah saj është i fejuari i Kourtney Kardashian

10:39, 17/11/2021
A+ Aa A-

Avril Lavigne shënoi rikthimin e saj të parë në muzikë që nga albumi i saj i vitit 2019 Head Above Water në videon e re ku luan bateristi i Blink-182 dhe i fejuari i Kourtney Kardashian, Travs Barker.

Avril dhe Travis mund të shiheshin në videoklipin muzikor me energji të lartë, teksa dhanë një shfaqje emocionuese për publikimin e saj të fundit “Bite Me”.

 

Këngëtarja dukej gjithmonë si goca rock teksa mbante veshur në një minifund tartan blu dhe bluzë të bardhë.

Ajo e kombinoi look-un me çizme me taka dhe një xhaketë lëkure me thumba të hollë me grafiti dhe arna. Avril u rikthye në stilin e saj ikonik me flokët e saj të gjata bionde dhe majat e lyera rozë neoni.

 

Travis, i cili është i fejuar me Kourtney Kardashian, shfaqet shumë në videoklipin muzikor teksa luan në bateri.

Të dy, Avril dhe Travis kanë hapur rrjetet e tyre sociale kohët e fundit për të postuar një sërë fotosh të tyre duke festuar sipërmarrjen e tyre të re. Ajo e transmetoi këngën në performancën e parë televizive natën vonë në emisionin The Late Late Show With James Corden të CBS.

 

Avril së fundmi festoi një vjetorin e lidhjes së saj me reperin 34-vjeçar Mod Sun të dielën, dyshja janë në lidhje që kur punonin në duetin Flames.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco