Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Tha se nuk ka qenë në shtëpinë e Argjendit, reagon Edi ‘Ritvana është mashtruse’

Tha se nuk ka qenë në shtëpinë e Argjendit, reagon Edi ‘Ritvana është mashtruse’

10:17, 17/11/2021
A+ Aa A-

Argjend Raçi, konkurrenti i “Përputhen” gjatë ditës së djeshme u largua nga programi me arsyetimin se tashmë po njeh një vajzë tjetër jashtë.

Gjatë gjithë puntatës së djeshme ai ka sqaruar disa gjëra lidhur edhe me raportin me Ritvanën, ku ka treguar se ajo ka dalë shpesh me të, madje ka qenë dhe në shtëpinë e tij.

Nga ana tjetër Ritvana i ka mohuar kategorikisht këto akuza, ku është shprehur se nuk e ka idenë se ku e ka shtëpinë Argjendi.

Eduardi e kishte dëgjuar këtë fragment dhe reagoi në rrjete sociale:

“Unë mund të vërtetoj se unë e kam parë disa herë me Argjendin edhe në banesë të tij edhe në makinë, sepse unë ja kam dhënë makinën time Argjendit për të udhëtuar, kështu që ajo ka qenë me të dhe te pallati i tij, ajo është një gënjeshtare, mashtruese, 100%. Unë nuk kam nevojë t’ju rrej”,- tha ai.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco