Debati midis Einxhel dhe Ilirit vazhdon në spektakël: Je si ata pleqtë te liqeni

Debati midis Einxhel dhe Ilirit vazhdon në spektakël: Je si ata pleqtë te liqeni

09:03, 17/11/2021
A+ Aa A-

Debati midis Einxhel dhe Ilirit, i cili u degradua me epitete të rënda vazhdoi dhe në spektaklin e sotëm.

Einxhel tregoi se është përpjekur gjithnjë për të ndërtuar një urë lidhëse me Ilirin.

Nga ana tjetër balerini i përcaktoi gjithë tentativat e saj për afrimitet dhe komunikim vetëm për interes të lojës dhe nominimeve.

Në debat janë përfshirë edhe disa prej banorëve të tjerë.

Arjola i dha të drejtë Ilirit ndërsa Donaldi u përpoq të mbronte Einxhel.

Pjesë nga biseda: 

Iliri: Më je afruar prej nominimet

Einxhel: Ti aty shqetësohesh, mua nuk më intereson për nominimet

Einxhel: Duhet të tregosh më shumë pjekuri

Iliri: Nuk ma tregon dot ti pjekurinë

Einxhel: Iliri ka bërë përçarje moshore

Iliri: Ti kur erdhe nuk kishe asnjë shok.

Einxhel: Iliri gjithë këtë kohë më është dukur si plak pervers që më ka ndjekur mua çdo lëvizje.Pse më quan Zhulietë?

Iliri: Sepse u bëre papritur shumë e dashur dhe ke bërë veprime të cilat mua më janë dukur të ekzagjëruara.

Einxhel: Ti je si pleqtë nga Liqeni që shohin çifte, ngele duke më parë se ça bëj unë.

Te debati midis tyre ndërhyri dhe Donaldi, mqs Iliri e ka quajtur Einxhelin Donaldina. Sipas Donaldit, Iliri tha se ata dy nuk dinë ça flasin, ndërsa Iliri tha se ka nënkuptuar se kanë të njëjtin intesitet të foluri prandaj i ka krahasuar bashkë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco