Flirton me Arjolën, pëlqen Beatrixin, Kledi ka një mesazh për partneren e tij

Flirton me Arjolën, pëlqen Beatrixin, Kledi ka një mesazh për partneren e tij

07:44, 17/11/2021
A+ Aa A-

Kledi ka deklaruar se ka një lidhje disavjeçare jashtë shtëpisë, por nga ana tjetër është akuzuar për flirte me Arjolën e ndërkohë ka shprehur pëlqimin dhe për Beatrixin. 

Beatrix deklaroi sonte se ndihej paska e përdorur dhe e zhgënjyer pasi në asnjë moment nuk i ka dhënë shpresa Kledit.

"Uroj që Kledi mos të jetë ky lloj personi, ndihem pak e përdorur por uroj të mos të zhgënjehem. Nuk i kam dhënë në asnjë moment shpresa, thjesht jam e edukuar", tha ajo.

Kledi nga ana tjetër u përoq të sqaronte se ndihet konfuz për lidhjen e tij por nuk ka dashur në asnjë moment të bëjë dikë të ndihet keq.

Arjola nga ana tjetër ka thënë se nuk ndihej aspak xheloze dhe se nuk e ka parë kurrë Kledin në atë aspekt.

Kledi e përmbylli këtë sqarim me një deklaratë drejtuar partneres së tij jashtë.

”Ajo e di se si e kemi ne situatën mes nesh. Nuk dua të mërzis askënd por nga ana tjetër duhet të them që kam marrë një vendim pasi jeta është e shkurtër. Kanë ndodhur shumë gjëra dhe nuk e di nëse do t’i kalojmë dot”, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco