Libri ‘Curvid19’/ Pandi Laço: Flet për një periudhë që na mban ende të fiksuar

Libri ‘Curvid19’/ Pandi Laço: Flet për një periudhë që na mban ende të fiksuar

22:21, 16/11/2021
A+ Aa A-

Artisti Pandi Laco, i ftuar në emisionin A Show me moderatorin Adi Krasta në Syri Tv, foli për librin e tij të shkruar gjatë pandemisë me titullin “Curvid19”.

Pandi Laço thekson se libri i tij tregon një histori dashurie dhe flet për periudhë, që na mban ende të fiksuar.

“Unë mendoj se gjatë pandemisë, çdo njeri ka gjetur një dimension të veçantë tek vetja. Në një mënyrë ka shërbyer, por nga ana tjetër ka sjellë edhe shumë pasoja me shumë kosto. Është kosto që nuk dimë se çfarë do ndodhë në të ardhmen. Romani im “Curvid19” tregon një histori dashurie dhe është e paqartë se çfarë do të ndodhë me personazhet në libër.

Libri flet për një periudhë që akoma na mban të fiksuar dhe ndikoi për të reflektuar. Nëse babai im do ishte gjallë, me siguri nuk do e shkruaja librin. Teodori, im atë ishte natyrë liberale, ishte artist i kompletuar, se njihte letërsi dhe gjuhë të huaja, luante me kitarë e pëlqente muzikën. Mirëpo, ne nuk kemi qenë shumë afër letërsisë. U njoha me teknikën e redaktimin, vetëm kur botova këtë libër. Në 10-vjeçarin e fundit të jetës së babait tim, ne ishim shokë shumë të mirë”, u shpreh Pandi Laço.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco