Konkurrenti i “Për’puthen” reagon pas pretendimeve të 25-vjeçares së është dhunuar nga ish-i dashuri

Konkurrenti i “Për’puthen” reagon pas pretendimeve të 25-vjeçares së është dhunuar nga ish-i dashuri

19:41, 08/11/2021
A+ Aa A-

Ish-i dashuri i Alvisa Qarrit, Hysen Ramaj, vendosi të zbulojë të vërtetën e lidhjes së tij me konkurrenten e “Për’puthen”.

Gjatë “Prime-t”, Hyseni tha se gjatë gjithë kohës Alvisa ka qenë e lidhur me të dhe se në programin e dashurisë ka hyrë vetëm për famë.

Ajo i kishte kërkuar Hysenit që të futej në “Për’puthen” dhe të dilte nga programi çift me të, ashtu siç janë edhe në jetën jashtë kamerave.

Por kur zbuloi se Qarri kishte qëndruar dy ditë në shtëpinë e Bashkim Saitit, një tjetër konkurrenti të “Për’puthen”, Hyseni u ndje i tradhtuar dhe vendosi të flasë publikisht që Alvisa të përjashtohet nga programi.

Megjithatë, Qarri tha se kjo histori nuk është e vërtetë dhe e akuzoi Ramajn për ushtrim dhune.

Ajo madje kishte imazhe në telefon me shenjat e dhunës fizike. Për më tepër, gjatë këtyre ditëve, Alvisa tha se është kërcënuar që të dalë nga programi.

Bashkimi tha se nuk ishte në dijeni të këtyre detajeve, edhe pse me Alvisën ishte takuar vetëm një ditë. Gjatë puntatës së sotme, Saiti foli për herë të parë për këtë ngjarje dhe tha se nëse Alvisa gënjen, atëherë ia bën vetes.

“Jam në një situatë që s’kam qenë kurrë në jetën time. Më vjen shumë keq si u trajtu tema e dhunës, nuk e kam prit që të jetë niveli kaq i ulët. Sidomos nga femrat, shoqet e saj si i thanë këto. Në momentin që njëra nga konkurrentet këtu thotë që kam pas dhunë fizike dhe e thotë me fakte, që i thotë ajo se unë s’i kam pa…

Këto të dyja i kundërsulen, i thonë ‘Pse ke prit?’, ‘Pse nuk e ke denoncu?, ‘Ky është vizktimizimi i fundit’ i tha Mikela me zërin e saj vetë. Nuk e di se si nuk kanë shpirt ma së pari njerëzit. Lëre më shoqe e kësi gjërash. Shpirt nuk kanë.

Më dhimbset shumë nëse është e vërtetë e nëse s’është e vërtetë, vetes ia bën, se përgjegjësinë e mban ajo në fund të ditës, por unë vij nga një vend që i besohet viktimës deri diku. Këtu nuk shoh.”,- u shpreh Bashkim Saiti.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco