Travis Scott dhe Kylie Jenner reagojnë për herë të parë pas ngjarjes tragjike

Travis Scott dhe Kylie Jenner reagojnë për herë të parë pas ngjarjes tragjike

18:22, 08/11/2021
A+ Aa A-

Performanca e Travis Scott në Festivalin Astroworld në Hjuston, u kthye në tragjedi kur tetë persona ndërruan jetë dhe 300 të tjerë u lënduan, për shkak të një turme që nisi të shtynte.

Rreth 50,000 njerëz ishin prezentë në festivalin e muzikës të mbajtur në natyrë në “NRG Park”, kur incidenti ndodhi pak pas orës 21:00.

“Turma filloi të shtyhej dhe të shtohej drejt pjesës së përparme të skenës, gjë që bëri që njerëzit në pjesën e përparme të ngjisheshin.

Ata nuk qenë në gjendje t’i shpëtonin asaj situate. Njerëzit filluan të rrëzoheshin, të humbnin ndjenjat dhe kjo krijoi panik shtesë.

Më shumë se 300 njerëz u trajtuan në spitalin e ngritur pranë festivalit. 23 persona u dërguan në spitale, 11 prej të cilëve ishin në gjendje kritike dhe 8 prej tyre vdiqën.

Një pacient ishte 10 vjeç dhe nga kontrolli i fundit ishte në gjendje kritike“- tha tha shefi i zjarrfikësve të Houston, Sam Pena për “CNN”.

Njerëzit që morën pjesë në koncert ndanë në rrjetet sociale kaosin që u krijua.

Personeli mjekësor ishte aq i mbingarkuar me lëndimet saqë disa anëtarë të publikut u përpoqën të jepnin ndihmën e shpejtë.

Nga transmetimi i drejtpërdrejtë, Scott dukej se ndali performancën, ndërsa një ambulancë po drejtohej në vendngjarje.

Pena tha se shkaku nuk është ende i qartë.

Kylie Jenner, e cila është shtatzënë me fëmijën e dytë me Travis Scott, mori pjesë në festivalin Astroworld.

Ajo ndau disa postime në Instagram, të vajzës së saj tre vjeçare, Stormi-t, e cila shikonte të atin, Travis Scott duke performuar.

Scott ka publikuar një deklaratë me anë të së cilës i shpreh ngushëllimet e tij familjeve të viktimave nga incidenti:

“Unë jam absolutisht i shkatërruar nga ajo që ndodhi mbrëmë. Lutjet e mia shkojnë për familjet dhe për të gjithë ata që janë prekur nga ajo që ndodhi në Festivalin Astroworld. Houston PD ka mbështetjen time të plotë pasi ata vazhdojnë të shqyrtojnë humbjet tragjike. Unë jam i përkushtuar të punoj së bashku me komunitetin e Hjustonit për të shëruar dhe mbështetur familjet në nevojë. Ju dua të gjithëve.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco