Luana Vjollca detyrohet të mbyllë karrierën televizive, ç’po ndodh me jetën e saj private

Luana Vjollca detyrohet të mbyllë karrierën televizive, ç’po ndodh me jetën e saj private

16:59, 08/11/2021
A+ Aa A-

Pas 15 vitesh që  vendosi të largohej nga “Top Channel”, duket se ka hequr dorë përfundimisht nga ekrani në moshën 30-vjeçare, për t’iu përkushtuar biznesit e saj të çantave dhe aksesorëve, të cilin e hapi këtë verë dhe flitet ta zgjerojë edhe me shitje veshjesh.

Pas një periudhe ku paralajmëroi diçka të re që nuk lidhet as me muzikën e as me televizionin, zbulohet drejtimi i ri në jetë i Luana Vjollcës.

 

Ajo ka punuar këto kohë në një koleksion të përbashkët të çantave dhe kapeleve me një brand online me bazë në Tiranë, i krijuar në vitin 2019.

Ndërkohë që tregoi se po punonte për të sjellë projekte të reja në “Top Channel”, Luana ka vendosur të tërhiqte nga televizioni.

 

Askush nuk e priste në fakt këtë moment kulminant të karrierës së saj, që ajo jo vetëm ta mbyllte emisionin “Shiko kush Luan”.

Shkak për këtë vendim u bë si fillim projekti i “Big Brother Vip”, që në fillim iu besua asaj, por më pas iu dha Arbana Osmanit, prezantueses ikonë të këtij formati në Shqipëri.

 

Më pas Luana bëri tentativën numër 2, që të merrte përsipër moderimin e “Portokallisë”, në krah të Salsano Rrapit, dhe të largonte nga skena e humorit Fjoralba Ponarin, por edhe për këtë propozim nuk u ra dakord me drejtuesit e televizionit, kështu që vendosi të largohej nga bota e televizionit.

E ndërkohë që ndjekësit i thonë se ka bërë ka bërë mëkat nga mbyllja e emisionit “Shiko kush Luan”, Luana Vjollca vendos të përgjigjet vetë në “Instagram”.

 

Pasi konfirmoi vendimin e largimit nga “Top Channel” dhe lajmëroi epokën e re të jetës, Luana thotë ka marrë mesazhe pafund mbi këtë temë.

Së fundmi, teksa po bashkëbisedonte me ndjekësit e saj, ajo sërish mori shumë mesazhe për mbylljen e programit.

 

Ajo këto kohë po merret me muzikën, pasi së fundmi ka ndarë me ndjekësit disa “InstaStory” nga Shkupi ku ka treguar se arsyeja e vizitës nuk ishte një pushim, por kishte të bënte me punën.

Moderatorja publikoi një foto me artistin Armend Rexhepagiq dhe më tej pamje nga një studio muzikore, ku duket kompozitori dhe producenti Darko Dimitrov.

 

Në këtë mënyrë, Luana ka treguar se pas një periudhe pauze, po vjen me një këngë të re, që është po ashtu një nga synimet e saj kryesore për ta kthyer edhe muzikën në biznes.

Ndërkohë duke folur për bizneset, ajo dhe “Instagramin” e ka kthyer në biznes.

 

Kohët e fundit ka qarkulluar me shpejtësi lajmi sa paguhen disa nga vajzat e famshme të ekranit, dhe ndër to ishte edhe shifra sa supozohej të fitonte në “Instagram” “showgirl”-i shqiptar, Luana Vjollca.

Në media u tha se “Luana reklamon kryesisht kremëra ose produkte të ndryshme “make-up”-i dhe paguhet rreth 1200 € për një postim”. 

 

Por në portalin e saj, Luana tha se në fakt vlera e vërtetë e çmimit për një postim në feed-in e “Instagram” të Luana Vjollcës është 5000€, shifër kjo që mund të kalohet, por jo më poshtë”, ka thënë Luana.

Ajo theksoi se nuk bën qoka apo klering.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco