'Vdis duke qeshur' një shfaqje që nuk duhet humbur

'Vdis duke qeshur' një shfaqje që nuk duhet humbur

13:50, 04/11/2021
A+ Aa A-

Vepra e autorit Paul Elliott ‘Vdis duke qeshur’  me regji nga Ilir Bokshi ka bërë bashkë aktorë të njohur të teatrit të Korçës, por dhe artistë të tjerë si Luiza Xhuvani, Zamira Kita, Olta Daku, Silvio Goskova e Paola Kodra. 

Një shfaqje që nuk duhet humbur për dy arsye e para është një komedi plot humor dhe atmosferë të gëzuar dhe e dyta janë aktoret e njohur që i japin më dinamikë shfaqjes.  

Por për të folur më shumë rreth kësaj shfaqjeje ishte e ftuar aktorja e njohur Zamira Kita në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në SYRI.TV

Flavio Qarri: Çdo i pres të ftuarit  në ‘Vdis duke qeshur’  zonja Kida.

Kita: Është një shfaqje shumë e bukur që nuk do të thotë që ti do të vdesësh duke qeshur, pra të vdesësh nga e qeshura. Ideja është që ta jetosh jetën në një mënyrë të tillë që kur të vijë koha të shkosh të vdesësh duke qeshur. Të mos kesh lënë asgjë pa bërë nga ato që ke dëshiruar. Të mos e varësh jetën kurrë nga të tjerët por ta jetosh atë siç do vetë dhe mos lër pra asgjë për nesër sepse në rastin e personazhit tonë e nesërmja për të nuk erdhi kurrë. Por mendoni sa dramatike dhe sa tragjike është kjo që sapo unë thashë, sa mesazhi i bukur është dhe sa shumë të qeshura ka me këto tre shoqet sapo kanë humbur shoqen e katërt. Mendoni se sa humor krijojnë qoftë dhe me vdekjen. Pra ne nuk duhet ta paragjykojmë atë si një fenomen duhet ta pranojmë që të mund ta tejkalojmë.

Flavio Qarri: Biletat kanë mbaruar dhe pse janë pesë mbrëmje apo jo?

Kita: Më vjen keq. Unë dëshiroj të falënderoj dy drejtuesit e teatrove kombëtarë që kemi ne të Artubinës dhe të Artit eksperimental sepse ka qënë një bashkëpunim dhe dashamirësi e të dyve që ne na u lejua salla në pesë netë. Është një bashkëpunim dhe me Teatrin Kombëtar se janë dhe dy aktoret e këtij teatri,  Luiza Xhuvani dhe Olta Daku.

Flavio Qarri: Është një rikthim në skenë e zonjës Xhuvani. Dëshira e publikut për ta parë në skenë ka qënë shumë e madhe.

Kita: Dëshira e publikut ka qënë shumë e madhe por ajo është një aktore kaq e madhe saqë është dhe dëshira e publikut për ta parë në skenë. Ajo është një aktore e komedisë e jashtëzakonshme dhe i shkon shumë mirë dhe humori që bën Olta Daku. Pra është krjijuar një treshe me personazhet tona shumë e këndshme.

Flavio Qarri: Kam një kuriozitet në lidhje me këtë përplasjen dhe bashkëpunimin Dako me Luiza Xhuvanin. Ne kemi parë Olta Dakun me mimimkën dhe ekspresivitetin e saj ndërsa njohim një Luiza Xhuvani pak shumë më të thellë, shumë më të rëndë si portret. Si ndodh ky miksimi në kiminë e komedisë?

Kika:  Është shumë e veçantë ajo në lojën e vet dhe unë besoj se loja e të dyjave gërshëtohet shumë bukur. Ato ndihmojnë njëra tjetrën dhe ajo që i bashkon është natyrshmëria që ato kanë. Nëse i shikon në skenë ty të duket sikur ato janë në jetë dhe fare lehtë pa asnjë sforco ato sjellin shumë personazhe të bukura dhe të këndshme. Lidhen shumë mirë me njëra tjetrën. Humori i Olta Dakut është në majë.  Ajo është aktorja më e mirë që kemi ne jo vetëm për humorin , për mendimin tim personal është një aktore e kompletuar. Mendoni tani përvojën, elasticitetin, ndjeshmërinë edhe humorin e Luiza Xhuvanit. Kur ta shihni shfaqjen ju do ta kuptoni se sa aktore e mirë edhe komedisë është ajo.

Flavio Qarri: E kujt është shfaqja pratikisht?

Kita; Për gazetarët gjithmonë ne lëmë vende sepse e dimë se ju jeni gjithmonë pranë nesh dhe kjo që po bëjmë sot është një ndihmë e madhe për shfaqjen, jo për shitjen e biletave sepse sapo u hap fjala për shfaqjen, biletat mbaruan brenda dy ditëve për pesë netët. Por ideja është që ne t’i themi publikut se ne punojmë, ne sjellim shfaqje të bukura. Ne do ta rikthejmë përsëri në janar dhe me shumë shpresë do të kemi hapësirë përsëri. Shfaqja do të shëtistë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë, të Kosovës, të Maqedonisë së veriut. Pra ne do të jemi pranë publiktut se për këtë punojmë. Edhe sadiksfaksionin nga ata e marrim.

Flavio Qarri: Meqë përmendët Kosovën zonja Kita, Ilir Bokshi është ndoshta një nga regjisorët më të afirmuar, më të sprovuar të hapësirës mbarë shqiptare.

Kita:  Të falenderoj shumë që ma përmendët. Bashkëpunimi i Ilirit me Teatrin e Korçës është për herë të dytë. Iliri ka punuar me shumë dashuri dhe ka dashur që në shfaqje të dominojë loja e aktorëve. Pra mjeshtëria e aktorëve ka qënë ajo që e mban shfaqjen. Karakteret janë zgjedhur bukur dhe janë trajtuar bukur nga koncepti regjizorial i Ilir Bokshit dhe janë realziuar pastaj nga pesë aktorët që mbajnë shfaqjen. Unë shpresojë të vazhdojmë, që publiku të na ndjekë dhe ti kemi falur sado pak kënaqësi dhe të kemi përcjell mesazhin e duhur.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco