Dikur imazhi i çokollatës sonë të preferuar, ja si duket sot djaloshi i ‘Kinder’

Dikur imazhi i çokollatës sonë të preferuar, ja si duket sot djaloshi i ‘Kinder’

09:42, 04/11/2021
A+ Aa A-

Kur Alessandro Eger u shfaq në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Venecia shumë pyetën veten se kush ishte ky burrë i pashëm dhe elegant.

Në pamje të parë, fytyra e tij mund të mos jetë e njohur, por në fakt ai mund të sjellë kujtime të ëmbla fëmijërie për shumë prej nesh.

 

Dhe kjo ndodh sepse Alessandro është fëmija që shfaqet në paketimet e çokollatava Kinder, të cilat shumë nga ne i preferojnë.

Ai nuk është më një djalë vogël. Tashmë është 30 vjeç dhe merret me modeling.

 

Ai është me origjinë serbo-italiane dhe pas suksesit në botën e modelingut është gati të provojë veten edhe në ekranin e filmit.

Alessandro më 6 shtator 1991 në Beograd, por shumë shpejt u shpërngul me familjen në Itali për t’i shpëtuar luftës.

 

Pjesa tjetër është histori; ai u bë një nga fytyrat më të famshme nga ëmbëlsirat e preferuara të çdo fëmije.

Ajo fytyrë e qeshur në kopertinën e çokollatave më të famshme është pikërisht e tij dhe e ka zbukuruar atë prej disa vitesh.

 

Që atëherë ka kaluar shumë kohë, por pasioni i tij për të pozuar para aparateve nuk ka të ndalur.

Ai u bë një model profesionist dhe u pa shpesh në shfaqjet prestigjioze të modës madje punoi për shtëpitë luksoze të modës “Dolce & Gabbana” dhe “Versace”.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco