Vëllai i Meghan Markle pjesë e ‘Big Brother VIP Australia’: Meghan do e lëri Harry-n

Vëllai i Meghan Markle pjesë e ‘Big Brother VIP Australia’: Meghan do e lëri Harry-n

09:20, 04/11/2021
A+ Aa A-

Vëllai i Meghan Markle është bërë pjesë e reality show-t “Big Brother VIP Australia” dhe sigurisht bisedat e para kishin kryefjalë dukeshën.

Sipas Thomas Markle E motra u largua prej tij e ndikuar nga fama që fitoi si aktore.

 

“Ajo iku në Kanada dhe nuk e di pse ju rrit mëndja aq shumë. Më herët ne e donim shumë njëri-tjetrin”, u shpreh ai.

Më tej tregoi që është i bindur se Harry është viktima e saj e radhës.

 

“Ajo ishte e martuar dhe ai që kishte e adhuronte, por u nda sapo përfitoi gjithçka deshi. Radhën tani e ka Harry dhe kjo mund të vërtetohet lehtë. Nuk e keni vënë re që princi nuk ka më asnjë foto duke qeshur qëkur është larguar nga familja e tij”, u shpreh Thomas.

Vëllai u Markle është i bindur se çifti do ndahet një ditë.

 

Kujtojmë se Meghan Markle do të jetë subjekt i një kursi studimi në një shkollë private në Londër.
Sipas Nicholas Hewlett, dekan i Kolegjit të Shën Dunstan në Catford, Dukesha e Sussex dhe përvojat e saj në gjykatë do të përfaqësonin një rast emblematik të privilegjeve që njerëzit e bardhë gëzojnë ende dhe sot.

 

E mira dhe e keqja, princesha ideale, asnjëherë jashtë kornizave dhe vajza rebele që vjen nga bota e spektaklit.

 Kjo është historia që mediat britanike kanë ndërtuar shpesh nga dy protagonistet e familjes mbretërore.

 

Por jo vetëm kaq, është dhe diskriminimi që Meghan kishte pësuar në gjykatë, duke filluar me akuzat për racizëm që vetë aktorja i denoncoi gjatë intervistës së shumëpërfolur me Oprah Winfrey.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco